“Dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen me FK Apolonia, e luajtur ditën e shtunë (11.11.2023) në stadiumin ‘Loni Papuciu’, në kuadër të javës së 11-të të Kategorisë së Parë.
Video kur goditet dhe bie pa ndjenja arbitri
Në përgjigje të reagimit të publikuar nga skuadra e FK Apolonia për ndeshjen e zhvilluar, theksojmë se kryesia dhe i gjithë stafi i klubit tonë Vora distancohet dhe i dënon veprimet e tilla, ku lojtarët, stafi teknik dhe arbitrat ofendohen apo sulmohen në ndeshjet futbollistike në vendin tonë.
Qëndrimi apo reagimi juaj në disa raste nuk është i saktë për atë që ndodhi, sepse stadiumi i Apolonisë nuk i plotëson të gjithë kushtet e nevojshme për sigurimin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe të tifozëve sipas rregullave të FSHF, kishte mungesë të theksuar sigurie.
Sa i përket arbitrit të katërt, Blerim Ziri, i goditur me stol në fundin e ndeshjes, stoli erdhi nga tribuna kryesore dhe jo nga sektori mik. Ftojmë klubin FK Apolonia që të jetë më konstruktiv në deklaratën që ka bërë”