Mëngjesin e 30 tetorit, në kantierin e ndërtimit Hafencity të Hamburgut, Gjermani, humbën jetën 5 shqiptarë. tragjedia ndodhi pasi një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm.
Viktimat janë Albert Zorba 31-vjeç, Alfred Visha 33-vjeç, Redon Hebeja 22-vjeç, Rruzhdi Hoxha 33-vjeç dhe Astrit Xheka 35-vjeç dhe po punonin me dokumente bullgare në kantierin e ndërtimit dhe se pronar i tyre ka qenë një shqiptar nga Kosova.
Ndërkohë Astrit Xheka ka lënë pas dy fëmijë, 9 dhe 13 vjeç dhe gruan të cilët kanë nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Për 3 anëtarët e familjes Xheka, shpresa e vetme për të jetuar ishte babai i cili tashmë është i pajetë.
Kushdo që ka mundësi, të vërë dorën në zemër dhe të ndihmojë me aq sa ka mundësi, gruan dhe fëmijët e Xhekës, shqiptarit i cili ndërroi jetë në vendin e punës. Ndihma për ta, sado e vogël të jetë, do të ishte një shpresë e madhe.