Në Shqipëri edhe futbolli përdoret nga politika për propagandë. Këtë e ka bërë kryeministri Edi Rama, i cili po shfrytëzon vëmendjen që ka kombëtarja në prag të kualifikimit për në Euro 2024.
Ai ka shkuar sot në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e kombëtares dhe ka folur para tyre, si tranjer i ekipit.
Sipas tij ai po i jep bekimin për fitoren me Moldavinë. Mirëpo jo pak herë, takimi i kryeministrit me futbollistët e kombëtares nuk ka qenë fatsjellës.
Shpresojmë që këtë herë mos t’i sjellë ters kombëtares shqiptare, pasi barazimi dhe fitorja me Moldavinë na kualifikon direkt.