26-vjeçarin shqiptar e vrasin në Angli, kërkohet ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri

Date:

- Advertisement -

Një ri shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në Angli.

26-vjeçari Anselam Senaj, nga Kopliku, Malësi e Madhe, ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen.

Familjarët përveç humbjes së madhe me të cilën po përballen në këto ditë të vështira, duhet të bëjnë edhe kthimin e trupit të tij në Shqipëri. Por duke qenë se kjo kushton shumë, plot 10 mijë paund, dhe vetë nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo mund të kontribuojë aq sa mundet.

Linku i GoFundMe

Mesazhi i familjarëve:

Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme. Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...