Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Çisinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.
Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.
Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 (CET )në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15 (CET).
Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Sfida është planifikuar të nisë në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’.
PANORAMASPORT.AL