Shqipëria luan sot në Kishinau të Moldavisë ndeshjen e parafundit të grupit të saj kualifikues të Euro 2024. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sigurimin e biletës në turneun e vitit të ardhshëm.
Ndeshja ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren edhe për të blinduar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shorti të Europianit.
Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi_Asani.
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo
PANORAMASPORT.AL