Në videon e mëposhtme është momenti i atentatit me eksploziv i regjistruar në mes të ditës në një rrugë dytësore në Shkozet të Durrësit.
Siç shihet dhe nga pamjet, automjeti tip “Golf” ngjyrë e zezë ka qenë në ecje në momentin e shpërthimit, teksa drejtohej nga 37-vjeçari Aldi Mustafa, një emër i njohur i botës së krimit në qytetin bregdetar.
Aldi Mustafa ka qenë i vetëm në automjet në momentin e shpërthimit, teksa fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.
Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me “Rrumin”, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit.
Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje./voxnews.al