Elton Javori është 41-vjeçari që u ekzekutua paraditen e kësaj të enjte në Fier.
41-vjeçari është vrarë në lagjen “16 Prilli” në rrethana ende të paqarta. Një fqinj i 41-vjeçarit duke folur për mediat tha se ai nuk ishte person problematik.
Më tej ai ka treguar se Javori jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.
“E njoh pasi rritur me ne. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra. Ky ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Djalë i shoqëruar”.
Polici ka identifikuar autorin dhe ka ngritur disa postoblloqe në hyrje dhe dalje të qyetetit. Ka dyshime se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.