Po punonte në skela, 61-vjeçari shqiptar rrëzohet nga 10 metra lartësi dhe vdes

Date:

- Advertisement -

Një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Borghetto, Itali.

Shqiptari i cili ende nuk është identifikuar, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në kantierin e ndërtesës Turchese Condominium, në via Edmondo De Amicis. Shqiptari i cili punonte në një kompani në Cuneo, ndodhej në katin e katërt të një skele, kur për arsye ende të paqarta u rrëzua në tokë nga një lartësi rreth 8-10 metra.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca dhe policia, por mjekët vetëm deklaruan vdekjen e shqiptarit.

Një dëshmitare, punonjëse e një supermarketi pranë godinës ku ndodhi ngjarja e rëndë rrëfeu atë që pa:

“Sapo isha larguar kur dëgjova një zhurmë, ngrita sytë dhe e pashë të rrëzohej”.

Gruaja iu drejtua klinikës së Infermierisë Mjekësore aty pranë për të kërkuar ndihmë të menjëhershme:

“Erdhi një infermiere dhe ndërkohë lajmërova urgjencën. U bë gjithçka që ishte e mundur, por fatkeqësisht ai nuk mund të shpëtonte”.

Për vdekjen e shqiptarit ka reaguar edhe sindikata e punëtorëve të cilët janë të trishtuar për vdekjen e punëtorit shqiptar, i cili edhe pse 61-vjeç, vazhdonte të punonte në skela.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...