Ish-lojtari i Mançester Sitit lavdëron Brojën: Ai u mundua, problemi i Çelsit është tjetër

Date:

- Advertisement -

Armando Broja nuk ia doli të shënonte në ndeshjen që luajti si titullar me Çelsin ndaj Evertonit në fundjavë dhe kjo e ka bërë atë objekt kritikash, sidomos pas humbjes 2-0 të skuadrës të tij. Por ekspertët e futbollit mendojnë se nuk ishte sulmuesi shqiptar problemi i kësaj skuadre.

Ish-mbrojtësi i Mançester Sitit, Mikah Riçards, duke folur për një podkast në Angli, ka theksuar se sulmuesi kishte bërë punën e tij, por ekipi nuk krijonte lojë.

“A e dini cila është gjëja e çmendur për Çelsin? Ata kishin 71% mbajtje topi dhe përsëri nuk krijuan mjaftueshëm raste të pastra.

Ata po krijojnë gjysmë shansesh dhe Broja luajti në rregull,. Ai u mundua që të futej nga pas shpinës, u mundua të krijonte pak pështjellim në zonë, por ata kanë nevojë për një sulmues goli”, tha Riçards rreth situatës së sulmuesit shqiptar në klubin londinez.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...