Një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnje është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi ka humbur jetën 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij Kristina ka arritur të shpëtojë.
Ka dyshime se shkak për flakët që shkrumbuan totalisht shtëpinë është bërë një shkëndijë elektrike.
Sipas fqinjëve, banesa ka qenë e vjetër dhe kjo ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi. Çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82-vjeçarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij është nxjerrë nga banesa. Çifti jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.