A do të jetë Broja në Europian? Silvinjo: Ai është një futbollist shumë i fortë teknikisht, por…

Date:

- Advertisement -

Trajneri Silvinjo është rikthyer të flasë për sulmuesin Armando Broja teksa theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

“Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër. Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj. Po rikthehet, por nuk është e lehtë. I duhet që të rikuperohet avash avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm. Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Silvinjo.
PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related