Interesi për biletat e Euro 2024 është i madh në vendin pritës të Gjermanisë dhe në të gjithë botën. Kështu tha të premten presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf. Neuendorf tha në një bisedë mediatike se ka pasur 2.3 milionë kërkesa për bileta për finalen e 14 korrikut në Berlin dhe 1.4 milionë për ndeshjen hapëse e turneut më 14 qershor midis Gjermanisë dhe Skocisë.
Presidenti i DFB tha se kërkesat nuk ishin të kufizuara vetëm në Gjermani dhe 20 ekipet e tjera të kualifikuara, por se aplikimet kanë ardhur nga 206 vende. Neuendorf tha se kërkesat më të shumta janë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia, ekipet të cilat janë kualifikuar.
Euro 2024 zhvillohet nga data 14 qershor deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm në Gjermani./ZËRI/