‘Ma këpute zemrën’, postimi i ndjerë i babait të viktimës të aksidentit në Kosovë

Date:

- Advertisement -

Nata e kaluar ishte e kobshme për tre të rinj. Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, dyshohet të kenë qenë duke parw një garë mes makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”. Njëra nga makinat ka humbur kontrollin dhe ka goditur spektatorët, ku humbën jetën Syla, Delija dhe Bibaj.

Nacionale ka mësuar se shoferi i mjetit i cili është arrestuar, është familjar tejet i afërt i tashmë viktimës Lordi Syla. Viktima sipas informatave jozyrtare, ai kishte shkuar për ta parë garën mes familjarit të tij dhe shoferit të një automjeti tjetër. Viktima Lordi Syla, është vëllai i avokatit të njohur, Leutrim Syla. Leutrimi është avokat me emër dhe merr pjesë në konferenca e emisione të ndryshme televizive, lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kurse, vëllai tjetër i Lordit, është Ali Syla, polic i Kosovës. Kjo mund të shihet edhe nëpër fotografi të ndryshme në rrjete sociale. Edhe efektivi Syla është gjithashtu figurë e njohur për punën e tij në Policinë e Kosovës. Babai i Lordit, Muhamet Syla, ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Muhameti ditën e sotme ka bërë edhe një postim në rrjete sociale. “Ma këpute zemrën bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar ai. Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin me tre të vdekur në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas policisë, shoferi i makinës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj këmbësorë. Në këtë aksident, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime. I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në paraburgim.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITE – Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë, pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është burgosur. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga policia” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Për ngjarjen, institucionet e drejtësisë e të sigurisë po vazhdojnë hetimet. Arlind Syla, duke qenë një nga shoferët e garës me makina ka përplasur për vdekje 3 spektatorët e ‘eventit’, të afërmin e tij Lordi Syla, si dhe Molos Deliajn dhe Nue Bibajn./ZËRI/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...