Ekzekutimi i në gruajë shtatzënë në Itali nga një shqiptar ka tronditur komunitetin në Spineda në zonën e Trevisos. 27-vjeçarja Vanesssa Ballan, që ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë u qëllua me thikë mbi 7 herë në pragun e banesës së saj. Goditjet ishin fatale kështu që e reja humbi jetën në vend.
Autori kryesor i dyshor për këtë vrasje makabre është 40-vjeçari ngaKosova Bujar Fandi, banues në Altivole dhe që punon si shofer kamioni. Ai është shpallur në kërkim nga policia italiane.
Në bazë të raportimeve të mediave italiane, Vanessa dhe Bujar F. kanë patur lidhje dashurie që kishte përfunduar në vitin 2022. Por ai nuk e pranonte ndarjen, edhe pse Vanessa është e martuar që prej vitit 2013 dhe ka një fëmijë 5-vjeçar dhe aktualisht priste fëmijën e dytë me bashkëshortin.
Gjithashtu bëhet e ditur se autori vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin një romancë dashurie. Hetimet e policisë italiane tashmë e kanë ndërtuar skemëne krimit, ku bëhet e ditur se viktima ia hapi derën e shtëpisë Bujarit, duke qenë se e njihte.
Bashkëshorti i saj nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. As djali i vogël 5-vjeçar nuk ishte i pranishëm, pasi ka qenë në kopësht. Vanessa Ballan njihej nga komuniteti në zonën ku banonte, pasi punonte në një supermarket. Njerëzit e kanë cilësuar atë si një vajzë të qetë, punëtore dhe të sjellshme.