“Fama të kthen gërhitjen në klarinetë”, Arbri dhe Zhaklina fyejnë Kiarën

Date:

- Advertisement -

Që prej rihyrjes së saj në shtëpi, Kiara ka ndryshuar dukshëm sjellje.

Sjellja “arrogante” e Kiarës, siç e kanë quajtur disa prej banorëve, është komentuar edhe gjatë spektaklit të sotëm. Mjaft të ashpër kanë qenë opinionistët ndaj Kiarës që kanë kaluar deri edhe në fyerje.

Arbër: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë. Fama e tyre njerëzve që akuzon Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.

Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për çdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj që vetëm ka konfirmuar që Kiara i merr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që diljani vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...