Manchester City ofroi 100 milionë euro për mua”! Bonucci: Do të doja të isha lojtar i Guardiolës, por zgjodha Juventusin me zemër

Date:

- Advertisement -

Leanardo Bonucci ka qenë një prej mbrojtësave më të mirë në Europë. Me ngjyrat e “Zonjës së Vjetër” ai zhvilloi 502 ndeshje dhe fitoi 18 trofe. Bonucci përjetoi një moment mjaft të vështirë në karrierën e tij kur vendosi të transferohej te AC Milan. Ai luajti një sezon për kuqezinjtë, më pas u kthye në Juventus.

Siç rezulton, në vitin 2016, mbrojtësi nga Viterbo mund të kishte përforcuar Manchester Cityn, i cili planifikoi të shpenzonte një shumë të madhe për këtë transferim. “Në vitin 2016 isha afër Manchester Cityt. Ata i ofruan Juventusit mbi 100 milionë euro, por së bashku me klubin vendosëm të vazhdojmë bashkëpunimin. Ka pasur bisedime edhe në vitin 2017, kur Juventusi më nxori në shitje… në fund të fundit gjithçka duhej të shkonte në këtë drejtim.

Të jesh lojtar i Guardiolës do të ishte një arritje e madhe. Ai do të më përmirësonte në disa aspekte, por nuk mund të ankohem sepse kam fituar shumë trofe, çmime individuale dhe Kampionatin Evropian. Gjithmonë e kam ndjekur zemrën time. E lashë të diktonte veprimet e mia, prandaj qëndrova në Juventus”, tha Bonucci. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...