Ka tjetër fytyrë te Shqipëria/ Nuk po e fusin më në fushë te Sasuolo, vlerësimi për Nedim Bajramin: Ishte një turp i madh kundër Milanit

Date:

- Advertisement -

Nedim Bajrami po përjeton një moment ideal me Shqipërinë. Ky futbollist është padyshim një prej atyre protagonistëve kryesorë që e dërguan Kombëtaren në Gjermani. Por nga krahu tjetër, te Sasuolo, ndodhet në momentin më të errët.

Te kjo skuadër nuk po i besojnë më lojtarit, që shumë ndeshje i sheh nga pankina. Në përballjen kundër Milanit e nisi nga minuta e parë. Kundër këtij rivali, thuajse në çdo rast Bajrami e kishte një gol për ta nxjerrë nga repertori i tij.

Këtë herë jo vetëm që nuk shënoi, por ishte shumë larg formës së pritur. Për këtë arsye Eurosport e vlerësoi si lojtarin më të dobët të ndeshjes me 4.5: “Lavditë e Empolit janë një kujtim i largët: ai nuk shpik, nuk rafinon, nuk merr asnjë përgjegjësi. Lojtar që është bërë pothuajse “i shurdhër”, një turp i madh”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...