Detaje të tjera kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e Freskut, ku 63 vjeçari Vehap Cami qëlloi për vdekje vëllain 68 vjeçar, Lulzim Cami.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se sherri mes dy vëllezërve ka ndodhur për disa prona në Bulqizë dhe se përplasja mes tyre ka qenë e hershme.
Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër.
Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit dhe ka hyrë brenda. Mësohet se nuk kanë pasur debat përpara krimit gjatë ditës së sotme, por ka nxjerr direkt pistoletën dhe ka qëlluar.
Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.