Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Belgjikë.
Arsid Muça humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët dhe duke qenë në gjumë ai nuk pati mundësi të shpëtonte.
I riu nga Shkodra kishte shkuar në Belgjikë dy muaj më parë për të ndihmuar familjen pasi ata po përballeshin me probleme të shumta ekonomike.
Por dëshira e tij për të ndihmuar familjen dhe për të qenë pranë tyre financiarisht u kthye në tragjedi.
Për të ndihmuar familjen e tij dhe për të plotësuar dëshirën që ai kishte, miqtë e tij kanë hapur një llogari në GoFundMe.