Ish-futbollisti Klodian Duro ka reaguar pas skualifikimit nga “Big Brother VIP 3”.
Duke i kërkuar ndjesë publikut, ai thotë se bëri një “deklaratë të gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit”.
“Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.
Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.
Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.
Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve”, tha Klodian Duro.