Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik shqiptarë, ku dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17-vjeç vranë pa mëshirë 18-vjeçarin Lulëzim Fejzullahu nga Podujeva, pas një sherri se kush do të ulej i pari në berberhane.
Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu, djemtë e dy biznesmenëve të njohur të zonës në Kosovë, pasi e kanë përplasur me makinë 18-vjeçarin, e kanë goditur më pas pa mëshirë më grushta, shkelma dhe shkop bejsbolli.
18-vjeçari ishte rritur jetim, pasi nëna dha babai e kishin lënë të vogël bashkë me motrën e tij. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës për dy adoleshentët që sot ndodhen në burg, xhaxhai i viktimës ju ka lënë vetëm 1 muaj kohë familjarëve të autorëve për tu larguar nga zona.