Ish zv. Kryeministri Ahmetaj, intervistë për Çim Pekën nga arratia

Date:

- Advertisement -

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do japë një intervistë nga arratia të enjtën në mbrëmje, për Çim Pekën.

Sipas Pekës, Ahmetaj do bëjë akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe pazaret e oligarkëve me Ramën e Veliaj.

Po kështu ai shkruan se Ahmetaj do rrëfejë ndarjen e tij me Ramën, kërcënimet me jetë dhe pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pasi urdhërarrestit.

“E Enjte 20.45!

“Shperthen Arben Ahmetaj”. Jo thjesht pergjigje, por akuza te renda per Edi Ramen.

Kush jane pronaret reale te inceneratorit te Tiranes.

Pazaret e oligarkeve me Ramen dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndane me Edi Ramen?

Pse vendosi te mos kthehet ne Shqiperi pas vendimit per arrest? Dhe kercenimet me jete…

Nje rrefim si kurre me pare”, shkruan Peka.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh. Ai kërkohet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Në disa shfaqje të rrala mediatike përmes rrjeteve sociale Ahmetaj ka paralajmëruar se do flasë në kohën e duhur lidhur me akuzat ndaj tij ndërsa i ka hedhur poshtë ato.

Po kështu përmes avokatit të tij para disa muajsh ai pohonte se do kthehej në Shqipëri kur të bëhej drejtësi.

Pas mungesës gjashtëmujore ai humbi vendin e deputetit, që i kaloi Plarent Ndrecës./ Gazeta Tema

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...