Makina luksoze Lamborghini e cila u sekuestrua me vendim të prokurorisë së Elbasanit në Cërrik, dhe që ishte në pronësi të Arjan Kamanit, i dënuar për prostitucion, pritet që t’i kalojë policisë rrugore të Tiranës.
Makina luksoze dyshohet se është blerë nga të ardhurat e krimit, dhe të gjitha makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, përdoren nga policia e shtetit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestruar nga krimi i organizuar, sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojnë tek të njëjtët persona që i kishin më para.