Bardha para se të vetëvarej: Burri im solli pistoletën nga Shqipëria të më vriste, më ka tradhtuar me…

Date:

- Advertisement -

Një 47-vjeçare shqiptare, Bardha Pali, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë. Ajo, para se të kryente aktin e rëndë, ka publikuar në Facebook, një mesazh të gjatë ku tregon gjithë kalvarin e vuajtje që sipas saj kanë ardhur si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit, me dy gratë e vëllezërve të tij.

Bardha në postimin e saj, shkruan se Iliri e tradhtonte me Mirën dhe Lonën, të cilët e shantazonin se do të publikonin videon që kishin bashkë, nëse nuk u jepte para.

47-vjeçarja shkruan se sherret mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta dhe se njëherë, Iliri kishte marrë nga Shqipëria një armë për ta vrarë, por e kishte ndaluar vëllai i tij Afrimi.

Muajt e fundit, thotë ajo, e kishte paralajmëruar Ilirin se do të vetëvritej, por ky i fundit e kishte bindur të mos bënte një gjë të tillë për hir të fëmijës.

Megjithatë, shkruan Bardha, nuk mund ta përballonte me jetën me të, ndërsa rrëfen detaje të imtësishme të tradhtive të Ilir me gra të tjera.

Ajo i kërkon të birit, Xhulios, që të mos lërë asnjë grua tjetër në shtëpi dhe të mos qëndrojë krah babait.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...