18-vjeçarja u vetëvra 25 ditë pas fejesës, vjehrra: E bullizonin te shkolla

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 18-vjeçares në Lushnje e cila vendosi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë.

E reja ishte në vitin e fundit të gjimnazit dhe para një muaji ishte fejuar me 24-vjeçarin Entilio Drajçi, me të cilin kishte 2 vite e lidhur.

Për këtë ngjarje të rëndë policia ka vënë nën hetim 24-vjeçarin pas dyshimeve se ka patur konflikte me vajzën e re. Por familjarët e të riut tregojnë një tjetër version.

Ata thonë se nusja e re e shtëpisë i ka dhënë fund jetës pas problemeve që kishte në shkollë dhe bullizimit nga shoqet. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë.

Vjehërrit thonë se dy të rinjtë kishin 2 vite që njiheshin dhe vetëm 25 ditë të fejuar, kur vajza mbushi 18 vjeç. Pas fejesës vajza shkonte edhe në shtëpinë e djalit.

“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës”.

Vjehrra e vajzës thotë se një ditë para se vajza të ndërmerrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë. Ajo thotë se vajza nuk ka qenë as në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi ka mbaruar provimin ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ku ka pirë edhe fostoksinën.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...