Djali i Rudi Vatës, Roko Vata, ka bërë një hap të madh në karrierë. Ky futbollist është larguar nga Celtic dhe ka nisur një tjetër aventurë, teksa ka zgjedhur Ëatfordin. Këta të fundit janë pjesë e Championship në Angli, ndërsa kanë njoftuar zyrtarisht afrimin e Vatës.
Një kontratë 4-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, tregon besimin e madh që kanë anglezët në potencialin e këtij djaloshi. Megjithatë ka shumë gjasa që Vata ta nis fillimisht tek të rinjtë e Ëatford dhe jo menjëherë në ekipin e parë. Ndërkohë në kohët e fundit Roko është duke menduar edhe kalimin te Shqipëria, ndërsa rezultatet e mira të Kombëtares duket se kanë ndryshuar diçka në mendimet e lojtarit.