A do të ndalet dominimi i Bayern? Bundesliga starton sonte në mbrëmje, “projektorët” nga Harry Kane

Date:

- Advertisement -

Bundesliga starton sonte sezonin e ri dhe ashtu siç e do tradita, kampionët në fuqi zbresin në fushë. Werder Bremen-Bayern Munich hapin sonte edicionin e 61-të të Bundesligës. Po sonte nis edhe “gjuetia” për bavarezët, fituesit e 11 titujve të fundit.

Sot për sot është e vështirë të imagjinohet një tjetër fitues i Bundesligës. Sezoni i kaluar ishte tregues në këtë drejtim, me Bayern pa një qendërsulmues të vërtetë dhe që bëri gjithçka për ta humbur titullin, duke arritur ta fitonte gjithsesi falë “harakirit” të Borussia Dortmundit.

Këtë vit, Tuchel do të ketë një numër real 9, të denjë për Robert Leëandoëski: Harry Kane, për të cilin u shpenzuan 100 milionë euro. Dhe të gjithë sonte janë të drejtuar nga ai, pasi në debutim nuk arriti të linte gjurmë, me Bayern që humbi ndaj Leipzig në Superkupë

Bayern mes shpenzimeve rekord dhe parametrave zero – Anglezi është padyshim blerja e vitit në tregun gjerman. Bavarezët gjithashtu forcuan mbrojtjen me ardhjen e Kim MinJae nga Napoli dhe realizuan dy goditje pa kosto: Raphael Guerreiro, i cili do të konkurrojë Alphonso Davies për titullarin në krahun e majtë dhe Konrad Laimer, tashmë i rezervuar prej disa kohësh për mesfushën.

Leipzig, të ardhura të mëdha dhe investime të forta – Vlen të përmendet edhe merkatoja e Leipzig, gjithashtu rezultat i arkëtimeve monstruoze. Klubi gjerman arkëtoi 240.70 milionë euro nga shitjet, nga të cilat vetëm 90 për Gvardiol, që shkoi te Manchester City.

Mbi 150 milionë u riinvestuan, me Lois Openda të thirrur për të harruar Nkunkun, Lukeba për të zëvendësuar Gvardiol dhe përforcimet e zakonshme nga Salzburg (Benjamin Sesko dhe Nicolas Seiëald shkuan në Gjermani). Mbani një sy te Xavi Simons, një nga më të mirët në “Eredivisie” e fundit me PSV-në, i cili u kthye te PSG dhe u huazua menjëherë te klubi sakson.

provoni sërish – Mund ta kishte ndërprerë dominimin e Bayern, por Borussia Dortmund bëri “vetëvrasje” ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar. Sezonin e ri e fillon pa Jude Bellingham. 103 milionët e mbledhura nga shitja e anglezit u riinvestuan pjesërisht në blerjen e Felix Nmecha të Wolfsburg dhe Marcel Sabitzer të Bayern.

Megjithatë, senatorët Hummels dhe Reus qëndruan edhe për një vit. Borussia Dortmund rinovoi me Emre Can, i cili mori edhe shiritin e kapitenit. Verdhezinjtë e nisin sërish në ofensivë me modulin 4-1-4-1, një lojë e sprovuar dhe me trajner Edin Terzic, i cili e ka BVB në gjak dhe gëzon një vlerësim të madh në mjedis.

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...