Adi Krasta u duk se nuk preferoi që Luiz Ejlli të përmendet në emisionin e tij “A Show”, i cili transmetohet në Syri Tv. Në një intervistë me aktoren Eva Alikaj, Adi e ndërpreu pasi ajo përmendi Luizin.
E pyetur për eksperiencën në “Big Brother VIP”, Eva Alikaj u përgjigj: “Ishte pak a shumë ashtu siç e mendoja. Unë, me kalimin e viteve, kam aftësinë të kuptoj ose të di se çfarë ndodh brenda ose kur je jashtë. Pak a shumë njësoj mendoja edhe kur isha jashtë. Edhe për Luizin. Hyra brenda dhe kishte një lloj sharmi.”
Adi Krasta s’preferon të përmendet Luizi në emisionin e
Fill pas kësaj, Adi e ndërpret për t’i thënë: “Të ta përcaktoj që pyetja ime është ekskluzivisht vetëm për ty.”
“Po, patjetër. Por meqë te ky ‘Big Brother’ pika kulminante ishte Luizi…” shton Eva. “Jo, jo nuk ka lidhje. [Është] kurioziteti im [për përvojën tënde].”
Ndërprerja e tij patjetër që mund të lidhet vetëm me faktin që Eva t’i përgjigjej specifikisht vetëm pyetjes së drejtuar, megjithatë duke marrë në konsideratë “inatet” e vjetra, nuk përjashtohet dëshira për mospërmendjen e Luizit. Po çfarë ka ndodhur më parë mes tyre?
Në vitin 2017, Luizi konkurronte bashkë me Rezarja Smajën në “Festivalin e Këngës” me këngën “Ra një yll”. Asokohe, këngëtari akuzoi Krastën, i cili prezantonte festivalin, se nuk i kishte përmendur emrin gjatë prezantimit të këngës.
“Të dashur miq, poshtë keni 3 video ku prezantuesi i festivalit të RTSH-së, Adi Krasta, nuk ma thotë emrin. Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës. Çfarë prapavije ka kjo? Ky është një skandal!” shkruante në Facebook Luizi.
“Mua nuk më shqetëson fakti që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit, por përderisa prezantuesi ka një kontratë me festivalin, dhe po ta marrësh hollë-hollë, këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët” u shpreh Luizi në një intervistë për “Dasara radio show”.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Luizi u shpreh se si fitues i “Ethet e së premtes mbrëma”, ai duhet të merrte një bursë 3-mujore në Cambridge, një udhëtim çift në Antalia dhe 10 milionë lekë (të vjetra). “Unë nuk mora asnjërën. Nuk ia vlen [ta përmend më] se jemi zënë në shumë studio. Blenë makina ata për vete, Krasta me shokë. Por nejse, histori e vjetër, s’ka rëndësi,” tha Luizi.
Në lidhje me këto pretendime, Adi Krasta nuk ka reaguar kurrë.