“Ah mo babi, këta tifozë nuk e meritojnë këtë”! I ati tregon fjalët e Qazimit pas Islandës: Nuk ma hapi telefonin për 24 orë

Date:

- Advertisement -

Qazim Laçi është simboli i Kombëtares nëse bëhet fjalë për shpirtin dhe zemrën e Shqipërisë. Sa herë që këndohet himni, mesfushori mbyll sytë dhe këndon himnin ku goja nxjerr fjalët e zemrës. Në një intervistë për “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, këtë herë kemi intervistuar babain e Qazim Laçit, Emin Laçin, që ka treguar jo pak detaje emocionuese.

“Në U-17 e Greqisë, e donin Qazim Laçin. Trajneri i Greqisë U-17 më thirri në zyrë dhe më kërkoi Qazimin, që ta merrte në Kombëtare. I thashë: “Të lutem, djali është mirënjohës për Greqinë, se e zhvilloi karrierën këtu, por mos ma bëj ftesën. Më lërë që të shkojë në Shqipëri. Qazimi? Më tha direkt kur e pyetën se kë do mes Shqipërisë dhe Greqisë: “Dua Shqipërinë”. Atëherë qante me netë nga gëzimi kur i vinte ftesa e Shqipërisë. Frikë nga djegia në Greqi? Jo, i thashë: “Ke babin këtu”.

Kur humbëm ndaj Islandës dhe tifozët kërkuan lojtarët për të folur me ta, Qazimi u ul te shtylla me kokën ulur. I thashë: “Pse mo babi?”. Më tha: “Ah mo babi, këta tifozë nuk e meritojnë këtë, duhet të japësh shpirtin për ata tifozë. Nuk ma hapi telefonin pas ndeshjes, më ka marrë 24 orë pas ndeshjes, ditën tjetër pasdite”, tha Emini. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...