Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci.
Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.
Sipas medieve italiane Xhulio po drejtonte makinën e tij tip Volksëagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.
Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës , e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.
Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës./Albeu.com/