Në foto është Denis Çali, 33-vjeçari, i cili bashkë dhe Brusild Gjylën të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Fortuzaj në Tiranë, teksa mësohet se Gjyla dhe Çali nuk e njihnin mirë rrugën.
Bëhet e ditur se për shkak të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, të rinjtë s’e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë.
Djemtë po udhëtoni me mjetin e tyre ‘Range Rover’, ndërsa një nga shokët e Çalit shkruan në rrjetet sociale se komunikimi i tyre i fundit ishte dje.
I trishtë është fakti se Gjyla në shtator do të bënte dasmën e tij, ndërsa Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia ku ishte në emigrim.