Ergys Arrazi është 31-vjeçari i arrestuar në Shkodër pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.
I riu një ditë më parë denoncoi në polici largimin nga shtëpia të bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të mitur.
Por dëshmia e motrës së bashkëshortes së tij, Alma Arrazi, është bërë shkak për thellimin e hetimeve me motiv dhunën në familje.
Ajo ka treguar se 31-vjeçari ushtronte dhunë barbare ndaj gruas dhe 3 fëmijëve të mitur.
Ndërkohë ka dyshime se edhe tradhtia e bashkëshortit mund të jetë bërë shkak për aktin e rëndë të nënës me tre fëmijët e mitur.
Deri më tani në lumin Buna është gjetur vetëm trupi i 9-vjeçares, me disa shenja në fytyrë, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, 4 dhe 6 vjeç.