Pas triumfit të Luiza Gegës dhe të artës së Alvin Karaqit në Lojërat Europiane 2023, që po zhvillohen në Krakov të Polonisë, dje ka zbritur në ring një tjetër sportist, nga i cili ka shumë shpresa se mund të sjellë medalje për Shqipërinë.
Boksieri Alban Beqiri e ka nisur me sukses aventurën e tij në këto Lojëra, duke debutuar me një fitore të thellë. 29-vjeçari triumfoi me shifrat 4-1 në raundin e 1/32-ave të kategorisë 71 kilogramë për meshkuj kundër sllovenit Dejan Leburic, duke treguar edhe njëherë formën e tij të mirë.
Tashmë, kampioni i boksit ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës, teksa nesër do të përballet me lituanezin, Aleksandr Trofimcuk, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve të kategorisë së tij. Beqiri ka sjellë disa medalje olimpike në sportin e tij.