Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar sot faturën e darkës që konsumuan katër turistë italianë në Berat, dhe u larguan pa e paguar.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada Italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.
Incidenti u bë viral, pas denoncimit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës pre 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua në mediat vendase, tashmë edhe ato ndërkombëtare.
Lajmi i italianëve që s’paguan në Berat merr dhenë, restoranti fshin postimin
“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, njofton Ambasada Italiane në Tiranë.