Natasha Rombula është arrestuar në Sarandë pasi shfrytëzonte nipin e mitur për rrjetin social TikTok.
Bashkë me 67-vjeçaren, në pranga ka rënë edhe djali i saj Armando Kumaraku 44-vjeç. Të dy këta shtetas postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.
Ata e shfrytëzonin të miturin me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok. Por nëna e 10-vjeçarit, e shqetësuar nga këto video aspak normale në rrjetin social dhe shfrytëzimin që po i bëhej atij, vendosi të bënte denoncim në polici.
Denoncimi është bërë në muajin dhjetor 2023, por arrestimi i gjyshes dhe djalit të saj ka ardhur pas hetimeve 2 mujore.