“Asllani është një lojtar i rëndësishëm”, Inzagi tregon besimin te Kristjani: Do të na jepte një dorë të madhe kur ishim 0-0

Date:

- Advertisement -

Interi ka marrë sot fitoren e parë në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë mposhtur Leçen me rezultatin 2-0. Simone Inzagi ka thënë për mediat pas ndeshjes se skuadra donte me patjetër fitore pas zhgënjimit ndaj Xhenoas. I pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm .

“Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Xhenoas. Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës. A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë? Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...