Atentat në Krujë, vritet me armë kunati i Gentian Bejtjas dhe i plagoset i biri

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin gjatë orëve të mesnatës. Një atentat i mirëplanifikuar dhe i mirëorganizuar ka ndodhur 3 km larg qendrës së qytetit të Fushë Krujës.

46-vjeçari Ramazan Sina ka mbetur i vdekur pas një atentati të kryer në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujës. I plagosur nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe nipi i tij Alvi Bejtja, 18 vjeç.

Gentian Bejtja i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij. Policia thotë se Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja u qëlluan në oborrin e banesës. Ramazan Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas atentatit, në Tapizës te lapidari rreth orës 00:40 është gjetur i djegur një automjet, dyshohet tip “Volkswagen”, i cili mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin.

“Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Dikur linte Patrick Evra dhe yje të tjerë në vend, “Raketa” tërhiqet zyrtarisht nga Kombëtarja

Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise...

A u përdor “SNAJPER” në ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë?

Policia nuk ka ende një pistë hetimi mbi vrasjen...