Autoritet dëbuan një familje shqiptare, plasin protestat në Francë: Janë njerëz të ndershëm

Date:

- Advertisement -

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje shqiptare nga vendi për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ata kanë kërkuar që e gjithë familja të largohet dhe të qëndrojë në Francë vetëm vajza e familjes e cila është studente në Lorient.

Por, sikur nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, dhjetëra qytetarë francezë janë ngritur në protestë kundër këtij vendimi të autoriteteve.

“Ne jemi të zemëruar sepse ata janë një familje e ndershme. Ministri i Brendshëm ka thënë se dëshiron të jetë i mirë me të mirët dhe i keq me njerëzit e këqij. Në këtë rast ai u bë i keq me njerëzit e mirë”, thanë mbështetësit e familjes Hamzaj.

Sipas tyre, familja shqiptare ishte larguar nga vendi 4 vite më parë, duke ikur nga pasiguria dhe kërcënimet për jetën. Pas refuzimit të të drejtës së azilit, ajo ishte e detyruar të largohej nga territori francez.

“Një familje e ndershme që nuk kërcënon rendin publik. Gjëja më e keqe është se familja është ndarë”, u shpreh keqardhjen Christian Le Meut, anëtar i shoqatës Solidarité exiles Hennebont.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...