Aviacioni Civil ndërhyri, WizzAir do kompensojë pasagjerët në Angli për fluturimet e vonuara/anuluara

Date:

- Advertisement -

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar (CAA) i ka thënë Wizz Air që të bëjë ndryshime në politikat e saj pas shqetësimeve për numrin e madh të ankesave kundër linjës ajrore hungareze.

Së bashku me ndryshimin e politikave të saj, linja ajrore ka rënë dakord gjithashtu të rishikojë pretendimet që ka marrë për kostot e zëvendësimit të fluturimeve, transferimet në aeroporte të ndryshme për fluturime zëvendësuese dhe kujdesit e ndihmës pas anulimit të fluturimeve.

Sipas njoftimit të AAC-së , pasagjerët janë ankuar se linja ajrore nuk kishte përmbushur detyrimet e saj për të drejtat e pasagjerëve, veçanërisht në ofrimin e fluturimeve alternative pas anulimeve.

Shefi ekzekutiv i AAC-së, Paul Smith tha se rregullatori do të vazhdojë të monitorojë situatën për të siguruar përmirësimin e politikave të linjës ajrore:

Pasagjerët kanë të drejtë të presin që ankesat dhe pretendimet e tyre të zgjidhen shpejt dhe me efikasitet dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë nga linjat ajrore në përputhje me rregulloret. Ne ia bëmë të qartë Wizz Air vitin e kaluar se mënyra se si po trajtonte pasagjerët ishte e papranueshme.

Por teksa Mbretëria e Bashkuar merr në konsideratë problematikat dhe denoncimet e shtetasve të saj, shqiptarë vijojnë të vuajnë dhe “keqtrajtohen” nga Wizz Air e cila vazhdon e pashqetësuar punën e saj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...