HOME
Avokatja për përdhunimin në Vlorë: Meshkujt… meshkuj janë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2023, 08:00
“Përdhunimet mund të ndodhin rëndom ditë të premte ditë të shtune ndoshta edhe vajzat e tejkalojnë një çikë me pijen… Kam rastis katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit, dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara!
Të shoqëruara që i binin faktikisht 3-4 djem. Po edhe vajzat duhet të jenë një çikë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale, nëpër disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë…”-ka qenë kjo deklarata e avokates Vjollca Pustina në një emision televiziv ku në qendër të diskutimit ishte përdhunimi i ndodhur në Vlorë.
26-vjeçarja e cila u përdhunua nga 3 persona në dhomën e një hoteli ka tërhequr të tgjitha akuzat e saj ndaj abuzuesve duke deklaruar në polici se ka shkuar me të rinjtë me dëshirë.
Ajo ka deklaruar në policinë e Vlorës, se s’ka asgjë për të thënë pasi ka shkuar me ta me dëshirë. “Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”-mësohet të ketë thënë vajza.
Njëri prej djemve është shpallur në kërkim për ngjarjen teksa dy të tjerët janë arrestuar. JOQ raportoi ditën e djeshme se bëhet fjalë për:
-Oltjan Tahirin, 31-vjeç, pronar i një restoranti në Vlorë. I martuar, baba i një vajze 3-muajshe.
-Albi Cenon, 28-vjeç.
-Gentjano Mehmeti, 32-vjeç, i shpallur në kërkim.
-Klevis Delia, personi i katërt i përfshirë në ngjarje.
Kjo çështje thuajse po kalon me shumë pak reagim nga mediat apo policia, teksa dyshohet se vajza e përdhunuar është vënë nën presion për të qepur gojën si pasojë e kërcënimeve. Sipas informacioneve për JOQ, të rinjtë përdhunues janë në pozita të mira ekonomike, pronarë biznesesh e lidhje në politikë.
Cili është mendimi juaj për deklaratën e avokates Pustina?/JOQ