Baba i tik tokut Rasim Avdyli shfaqet sërish me Artan Hajrizin, frikësohet për jetën e tij dhe lutet të mos i përmendet emri

Date:

- Advertisement -

Personazhi i njohur nga rrjeti social “TikTok”, Rasim Avdyli është lajmëruar në rrjetet sociale duke porositur që të mos i përmendet emri në lidhje me rastin e djeshëm ku është vrarë një polic serb.

Ai është takuar me Artan Hajrizin, vëllain e Faton Hajrizit, të dyshuar për vrasjen e policit në Serbi.

Avdyli në videon e tij tha se Artan Hajrizi kishte qenë tek ai si punëtor.

Ai madje ka ofenduar edhe gazetarët derisa ka thënë se po i vendoset jeta në rrezik.

“Ju kisha lutë të tërëve mos e përzini emrin tem për me përfitu ju në krah temin. O majmuna! Mos më përzini mua, unë i kam problemet e mia, unë i kam problemet ma s’pari me krye. Kqyre njërin e thirra, u takova me të. Ju po ma bëni mua ngushtë. Po ia bëni edhe këtij ngushtë”, ka thënë ai. “Bollni ma o gazetarë se s’mundem t’i bie ma andej nga Serbia. Ky njeri u kanë në shtëpinë time, e ka lyer shtëpinë time.”

“Lërini këto marrina o ju gazetarë. Majmuna, sot e kam ditëlindjen. Në vend se me festu sot ditëlindjen time, duhet me u marrë unë me juve”,shtoi ai.

@rasimavdyli609 @𝐑𝐚𝐬𝐢𝐦_𝐁𝐀𝐁𝐀👑 @𝗥𝗮𝘀𝗶𝗺_𝟬𝟮 👑 ♬ original sound – King_Rasim

Ai tutje tha se publikimi i një video të tij në shoqërinë e Artan Hajrziti, e ka vendosur jetën e tij në rrezik. Ai tha se i cenohet jeta nëse i bie rrugës nga Serbia për të ardhur në Kosovë.

“Mos ma përmendni emrin o majmuna, se unë nesër qanej s’mund t’i bie ma kurrë. Mos më shtini në sene të këqija se nesër me shku dikush andej me mbiemër tem e me hangër shkaku i juaj”, ka thënë ai.

Ndryshe Artan Hajrizi dje në deklarimin e tij në lidhje me vrasjen e policit serb deklaroi se vëllai i tij ia kishte vjedhur dokumentet dhe se ai jeton në Hanover dhe punon në ndërtimtari dhe se nuk ka lidhje me këtë rast.

Madje ai thotë se e kishte porositur vëllain e tij të dorëzohet tek autoritetet, por se nuk e dëgjoi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...