Babai me 2 djemtë dhe nipin u mbytën në liqenin e Banjës/ “Të rrethohet liqeni, duhen roje, s’ka institucione”

Date:

- Advertisement -

Të premten që shkoi, në fshatin Drizë të Gramshit u regjistrua një ngjarje tragjike që la të vdekur 5 pjesëtarë të familjes Zogu. Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Personat në fjalë u futën në liqen për t’u larë dhe nuk dolën më që aty. Pas ngjarjes, banorët të pikëlluar, janë shprehur për mediat se kanë kërkuar që të rrethohet liqeni, e po kështu është nevoja imediate që të ketë roje. Banorët kërkojnë që të vendosen tabelat përkatëse që instruktojnë njerëzit të mos lahen, pasi rrezikojnë të mbyten.

“Jemi aq shumë të rrezikuar sa s’ka, sidomos për fëmijët e vegjël. Nuk as roje, asnjë gjë, është katastrofë. Ne na kanë lënë pas dore, jemi të mbaruar, po u përplase dole nga makina dhe re në liqen, je i mbytur”, u shpreh një prej banorëve për “EuroNeës”.

“Jemi shumë të tronditur, 4 varre në një shtëpi. Është shumë i rrezikshëm, se duhet të bënin rrethime të liqenit. Tabela jo, roje jo, s’ka asnjë gjë aty. Këtu s’ka institucione”, tha qytetari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...