Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Date:

- Advertisement -

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë e Bajernit të Mynihut. Një klub që në Gjermani është mësuar të fitojë gjithça, edicionin e shkuar nuk arriti të fitonte asgjë. Një situatë e papranueshme për një klub si Bajerni, që këtë sezon të ri duket më i uritur se kurrë për trofe.

Bavarezët po tregohën të pamëshirshëm në fushën e lojës, si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Bundesligë. Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluar, skuadra gjermane ka shënuar plot 14 gola dhe ka pësuar vetëm 2. Pas fitores 1-6 kundër Holshtajn Kilit në Bundesligë dhe asaj 9-2 kundër Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve, Bajerni ka marrë një tjetër fitore tenistike. Ekipi më i trofeshëm në Gjermani ka mposhtur sot me rezultatin e thellë 0-5 Verderin. Kundërshtari i radhës për Bajernin e Mynihut do të jetë kampioni në fuqi, Bajer Leverkuseni.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...