U mbajt sot rreth orës 18:00 protesta e katërt e zhvilluar në aksin rrugor Kashar-Thumanë, apo i njohur ndryshe si Aksi i Koalicionit me Bazë të Gjerë.
Disa qindra banorë nga Kruja, Fushë-Kruja dhe Thumana bllokuan rrugën në shenjë pakënaqësie. Ata kërkojnë që Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH, të cilat janë nën drejtimin e Belinda Ballukut, t’u përgjigjen kërkesave të tyre.
Mbi 80 mijë banorë preken nga rruga e re, dhe kërkojnë të kenë akses midis rrugës së re dhe asaj ekzistuese përmes nyjeve lidhëse, siç ishte planifikuar në projektin fillestar.