‘Bëmat” e Klodjan Allajbeut të Spitalit Amerikan/ A mbulohen skandalet e tij duke sulmuar gazetarët?!

Date:

- Advertisement -

Denoncimi i skandaleve të rrjetit të spitaleve amerikane është shndërruar në një mision thuajse të pamundur për mediat.

Arsyeja janë lidhjet e forta të dyshuara korruptive që Klodjan Allajbeu ka në pjesën dërrmuese të tyre.

Falë këtyre lidhjeve, skandale si ai i 23-vjeçares që ndërroi jetë në vitin 2020 vetëm pak orë pasi kishte lindur në Spitalin Amerikan nuk gjejnë hapësirën e duhur mediatike.

Falë këtyre lidhjeve nuk gjen hapësira as skandali i hemodializës ku spitali amerikan me zero kosto në investime, pa pajisjet e duhura dhe madje edhe pa mjekë, por duke përdorur mjekët e spitaleve shtetërore faturon qytetarët me çmime marramendëse

Makutëria e Klodjan Allajbeut u shpërfaq në trajtën e saj të plotë në mars të vitit 2020, kur vendi sapo ishte mbyllur prej karantinës.

Ai doli në një intervistë televizive ku tha se spitali amerikan mund të kryente deri në 4 mijë testime në ditë.
Kostoja e testimeve shkonte nga 150 deri në 350 euro, ndërsa një set testimi në atë kohë shteti e siguronte me çmim 18 deri në 25 euro.

Kjo do të thotë se fitimi i Allajbeut për një test anti-covid në atë kohë ka qenë 7 deri në 12 herë më i lartë se kostoja reale e tij.

Jo vetëm kaq, por testimet u kryen në ditët e para në shkelje të plotë të ligjeve të vendit dhe gjendjes së pandemisë, pasi ligjit përcakton se në situata pandemish vetëm Instituti i Shëndetit Publik është autorizuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kryerjen e testimeve të tilla.

Për të mbrojtur të gjitha këto shkelje dhe biznesin e ngritur shpesh me kosto fatale për jetën e qytetarëve shqiptarë, Klodjan Allajbeu sot është gati t’i mbyllë gojën kujtdo, edhe medias duke paguar sektorë periferikë të saj për të shënjestruar këdo që i nxjerr të palarat

Sa do përpjekje të bëjë zoti Allajbeu duke paguar sharlatan dhe gazetarë mercenar e ka të kot.

Denoncimet ndaj tij do të vijojnë, pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri dhe s’kanë mundësi të jetojnë në Londër.

©Copyright Vox News

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...