Atalanta ka mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 Shturmin e Gracit. Ndeshja u vendos nga Berat Gjimshiti, i cili në minutën e 50 shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Me këtë fitore, bergamaskët shkojnë në kuotën e 10 pikëve dhe mbajnë vendin e parë në renditjen e grupit D.
Goli i Gjimshitit merr një peshë edhe më të madhe, teksa ka sjellë edhe kualifikimin matematikor të Atalantës në fazën me eliminim direkt të Ligës së Europës.
Tani synoni për vendin e parë?
“Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe kundër Sportingut, por është një ndeshje që ia vlen të shihet kundër një ekipi të fortë. Megjithatë, ne do të përpiqemi të zëmë vendin e pare”.
Provë maturie?
“Sidomos në pjesën e dytë. Në të parën bëmë shumë gabime dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë ngritëm nivelin tone”.
Gjashtë nga shtatë ndeshje në shtëpi pa pësuar gol. Do të thotë se…
“Se do të përpiqemi t’i bëjmë shtatë nga tetë herën tjetër në shtëpi”.