Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Date:

- Advertisement -

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë 10 muajve të vitit.

Kushtet e favorshme klimatike dhe sigurimi i një tregu të qëndrueshëm i kanë shtyrë ata të shtojnë çdo vit sipërfaqet e mbjella me vreshta, si në fusha ashtu edhe në sera.

Fermerët thonë se çmimi i ulët i drithërave në treg nuk mbulon shpenzimet e prodhimit, prandaj kanë vendosur që këtë sezon t’i përkushtohen vreshtarisë.

“Këtë sezon, në një sipërfaqe prej 23 dynymësh, pres të marr mbi 1000 kuintalë rrush, dhe të gjithë sasinë e kam të shitur me një çmim të kënaqshëm”, shprehet për Top Channel fermeri Marko Bardhi.

Një tjetër fermer, Edmir Bardhi, shprehet: Kam kultivuar grurë dhe misër, kam punuar edhe me blegtori, por asnjëherë nuk kam fituar; gjithë mundi më ka shkuar dëm.”

Fermerët e Libofshës kërkojnë mbështetje nga qeveria në formën e subvencioneve për të zgjeruar më tej sipërfaqet me sera dhe vreshta.

“Libofsha njihej kryesisht për kultivimin e drithërave dhe mbarështimin e blegtorisë, por klima e zonës favorizon kultivimin e rrushit, duke e bërë këtë sektor shumë premtues për të ardhmen”, thotë agronomi Niku Bushi.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...