Rënia e vlerës së monedhës europiane ka bërë që bizneset në jug të vendit të marrin një vendim si asnjëherë më parë. Shumica prej tyre kanë rënë dakord që pagesat nga turistët do t’i marrin vetëm në lëkë, pasi nuk kanë siguri të luhatja e kursit të këmbimit. Ndryshe nga vitet e kaluara kur turistët preferoheshi përshkak të pagesës me kartëmonedhë europiane, këtë vit ndodh krejt e kundërta.
“Në Booking bizneset tashmë kanë nisur që çmim reference të kenë monedhën vendase. Fakti që euron ata duhet ta konvertojnë me më pak lekë për shkak të rënies së saj, do i rëndojë më shumë xhepat e tyre por bizneset do përfitojnë më shumë.
Po të flasim në zhargon, euro është gati një me një me lekun. Prandaj ne kemi zgjedhur që të pranojmë pagesa në lekë dhe kërkesat janë të kënaqshme. Rreth 15% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Pastaj ashtu si në të gjithë botën ku ne shkojmë dhe paguajmë me monedhat e tyre, edhe turistët e huaj do paguajnë me monedhën tonë”, deklarojnë disa biznese.
Turizmi këtë vit pritet të sjelli më pak të ardhura pasi zhvlerësimi i euros bën që konvertimi në lekë të jetë thuajse i njëjti. Ndaj për të shpëtuar disi ekonominë e tyre, tur-operatorët turistikë do të përpiqen që pagesat që u bëhen nga klientët t’i marrin në lekë. Sot 1 euro këmbehet jo më shumë se 107 lekë.