Pas varjes së këpucëve në gozhdë, Burim Kukeli po ndjek një karrierë të re, atë të trajningut. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është pjesë e Grasshopersit, ku ka marrë një detyrë të rëndësishme. “Sport Ekspres” mëson se Kukelit i është besuar detyra e zëvendëstrajnerit në klubin e njohur zviceran.
39-vjeçari do të jetë numri dy në pankinën e skuadrës nga Cyrihu, pas Bruno Bernerit. Nj sukses i madh për Kukelin, që nis karrierën e tij të re në klubin më të trofeshëm në Zvicër. Kujtojmë se Grasshopersi ka fituar 27 tituj kampionë, si dhe 19 Kupa të Zvicrës, në historinë e tij 130-vjeçare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/